Serbia i gëzohet mos hyrjes së Jabllanoviçit në Kuvendin e Kosovës
Kryetari i partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviç ka drejtuar një mori ankesash kundër OSBE-së, sepse ky mision ka lejuar qytetarët me dokumente të Serbisë të votojnë në qendrat e votimit në Kosovë më 11 qershor.

Media serbe ‘Vecernje Novosit’, thotë se për humbjen e madhe që ka pësuar në zgjedhje, Jabllanoviç kërkon që procesi zgjedhor në komunën e Leposaviqit të anulohet për shkak të parregullsive të mëdha.

Ankesat e Jabllanoviçit janë anuluar, thotë media në fjalë, pasi ai ka pasur të drejtë të ankohet 24 orë pas procesit zgjedhor, transmeton lajmi.net.

Sipas rezultateve ende paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PSK nuk fitoi asnjë ulëse në Kuvendin e Kosovës. /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2017, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori