11 vite si president i Juventusit: Agnelli synon trofeun e 19

Këtë ditë në vitin 2010, Andrea Agnelli u bë president i Juventusit dhe sonte (e mërkurë) synon trofeun e 19-të me “Bianconerët”.

Ky vit ka qenë jo i duhuri për “Zonjën e Vjetër”, që morën Andrea Pirlon si trajner dhe pastaj kishin rol të rëndësishëm në krijimin e Superligës Evropiane, transmeton lajmi.net.

E ardhmja e presidentit të Juventusit mbetet në dyshime, derisa thuhet se me 27 maj do ta diskutojë të ardhmen.

Agnelli është në krye të Juventusit që nga viti 2010 dhe ka fituar 18 trofe, përfshirë nëntë Scudetto dhe katër herë Kupën e Italisë.

Sonte “Bianconerët” do ‘luftojnë’ për trofeun e 19-të kur të përballen me Atalantan në finalen e Kupës së Italisë.

“11 vite më vonë, Juventus ka fituar 18 trofe, 9 liga, 4 kupa të Italisë, 5 Superkupa të Italisë”.

“Është kabinet e trofeve që mund të jetë më ndryshe në mbrëmje sepse përvjetori i Agnellit vazhdon me një finale tjetër për Juventusin”.

“Kjo është e mjaftueshme për të kuptuar idenë si Agnelli e ka ndryshuar klubin”.

“Një klub që 10 vite më herët u rindërtua. Rishkruajmë historinë, tejkalojmë vetën”.

“Është koha të mendojmë dhe fokusohemi në finale dhe të punojmë për fitoret e radhës që do vijnë”, shkroi Juventusi në komunikatë zyrtare.

Ndërkohë, finalja mes Juventusit dhe Atalantas nis në ora 21:00.


Shtuar 19.05.2021 11:26