Ministria e Drejtësisë në Serbi i ka përcjellë Zyrës së EULEX-it në
Beograd dokumentet e Prokurorisë së Krimit të Organizuar në lidhje me hetimet e vrasjes së Oliver
Ivanoviçit për
autoritetet e Prishtinës.
Dokumentacioni është përcjellë në bazë të dy kërkesave për
bashkëpunim ligjor të autoriteteve të Prishtinës lidhur me vrasjen e
Ivanoviçit, ka deklaruar Ministria serbe e Drejtësisë.
Këto dokumente përmbajnë informata lidhur me hetimin e vrasjes së
Ivanoviçit të cilat i ka mbledhur Zyra e Prokurorisë së Krimit të Organizuar në
Beograd në
bashkëpunim me
autoritetet serbe në mënyrë që të zbulohet kryerësi i kësaj vepre.
Ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburoviç shpreson se
autoritetet në Prishtinë do të tregojnë gatishmëri për një shkëmbim informacionesh dhe
bashkëpunim të përditshëm me
autoritetet në
Beograd.
Ajo theksoi se ndriçimi i këtij rasti është i një rëndësie të madhe për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018,
ora 16:47