Serbia i bën lajka Putinit, një kishe i vendos emrin e tij
Në Banstol të Serbisë, një fshat në periferi të Beogradit, një Kishë është emëruar sot sipas emrit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Emrin e tij në Serbi e mbajnë edhe disa shpella.

E topitur me stil rus, dhe ngjyra ku mbizotërojnë ari dhe e jeshilët, sipas qejfit të Putinit, Kisha e cila po mban tani emrin e Putinit është ende duke u ndërtuar por tashmë ka marrë jehonën si “Kisha e Putinit”, shkruan Asocatied Press.

Vendorët thonë se struktura e Kishës është zhvilluar asisoji që të ketë madhështinë dhe shenjën e admirimit për Putinin dhe lidhjet vëllazërore shekullore midis dy kombeve që ndajnë rrënjët e përbashkëta sllave dhe religjionin ortodoks.

Putin pritet ta vizitojë këtë javë Beogradin dhe fshati i Banstolit tashmë është bërë gati për një festë madhështorë dhe pritje dinjitoze të kreut rus.

Lidhjet historikisht të ngushta midis Rusisë dhe Serbisë janë ringjallur kohët e fundit pasi Putini shtoi përpjekjet për të rikthyer ndikimin e Moskës në vendet ish-komuniste të Evropës Lindore.

Kujtojmë se interesi i Rusisë në rajon ka të bëjë me pozitën e saj strategjike midis Lindjes dhe Perëndimit. Nga tetë fqinjët e Serbisë, pesë janë anëtarë të NATO-s; katër janë në BE dhe dy të tjerë po punojnë drejt pranimit. Popullariteti i Putinit në Serbi veçanërisht ka ngritje pasi Kremlini e kundërshton pavarësinë e Kosovës.


Shtuar më 14/01/2019, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori