Serbia heton një gjeneral për krime lufte në Pejë
Pëlqej
Prokurori për krimet e luftës së Serbisë, Vladimir Vukçeviç ka urdhëruar nisjen e hetimeve kundër ish-komandantit të Brigadës 125, gjeneralit Dragan Zhivanoviç.

Ai dyshohet se në fshatrat e Qyshkut, Pavlanit, Lubeniqit dhe të Zahaqit ka kryer krime kundër popullsisë civile nga data 1 prill deri më 15 maj 1999, shkruan Kohanet.

Zhivanoviç do të hetohet, pasi që edhe pse e ka ditur se do të kryhen sulme ndaj popullsisë së këtyre fshatrave, nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk ka penguar vrasjen e së paku 118 civilëve shqiptarë, plagosjen me pasoja të rënda trupore të 13 civilëve, shkatërrimin e 40 shtëpive, plaçkitjen e pasurisë dhe dëbimin e popullsisë, marrjen dhe asgjësimin e dokumenteve personale. /albeu.com/

Shtuar më 06/08/2014, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori