Serbia gati projektin për ndërtimin e 300 shtëpive në Kosovë
Projekti më i madh i Serbisë në Kosovë që nga viti 1990, përkatësisht Lagjja e quajtur ‘Lugina e Diellit’ që do të mundësojë kthimin e serbëve në veri të Kosovës, do të fillojë së ndërtuari sot rreth orës 14:30. Në hapjen e këtij projekti pritet që të marrë pjesë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, bashkë me peshkopin Teodosije, si dhe politikanë serbë nga Kosova e Serbia.

"Ky është hap historik për kthimin e popullit tonë në Kosovë e Metohi, për serbët në Kosovë, por edhe për të gjithë serbët nga Kosova të cilët para 16 vjetësh u dëbuan", pati thënë mes tjerash ditë më parë drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuricc, në lidhje me ndërtimin e kësaj lagje.

Në lagjen, e cila ndodhet në pozitën strategjike të rëndësishme ndërmjet Mitrovicës e Zveçanit, siç transmeton KP, është paraparë të ndërtohen 300 shtëpi që do të mundësojnë kthimin e rreth 1500 banorëve, ndërsa, është investim i përbashkët i Qeverisë së Serbisë, Argjipeshkvisë Rashkë – Prizren dhe pushteteve lokale në veri të Kosovës.

Ndryshe, marrëveshj en për këtë projekt e kanë nënshkruar pikërisht episkopi Teodosije, Marko Gjuriq dhe kryetari ilegal i komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq më 12 korrik të vitit të kaluar, derisa ky projekt ishte prezantuar zyrtarisht më 31 maj të këtij viti edhe në Beograd. Kurse, çmimi i këtij projekti asnjëherë nuk është përmendur. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2016, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori