Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 110 000 euro me kompaninë “Sumadija” nga Kragujevci i Serbisë. Kompania në fjalë ka
fituar tenderin për ta furnizuar me shtretër burgun e Dubravës.
“Në garë për këtë
tender ishin edhe pesë ofertues tjerë, por oferta jonë ishte më e mira, kjo punë është sukses i madh për ne pasi që do të fitojmë të ardhura që s’kemi arritur ti fitojmë gjatë tërë vitit të kaluar”, tha drejtori i kompanisë fituese, Millan Miladinoviq. Ai shtoi se këtë
tender e kanë
fituar së bashku me një komani nga Prishtina.
Sipas marrëveshjes, kjo
kompani do t’i dorëzojë rreth 1000 shtretër burgut të Dubravës.
Sipas Indeksonline, Blic shkruan se ndërmarrja, “Sumadija”, ka të punësuar rreth 88 punonjës, në mesin e tyre edhe persona me aftësi të kufizuar.
Në anën tjetër, zyrtari i prokurimit në divizionin e prokurimit për shërbimin korrektues të Kosovës, Tahir Demiraj ka thënë për Indeksonline se ky
tender është në vlerësim e sipër.
“Nuk është e vërtetë ajo se çka raportojnë mediat serbe, ne këtë
tender akoma nuk e kemi dhënë. Tenderi është hapur, por janë duke u vlerësuar ofertat. Nuk ka as një
kompani nga Serbia. Një
kompani është nga Shqipëria, dhe 8 tjera nga Kosova. Për më shumë informata drejtohuni në Zyrën për informim””, ka thënë Demiraj. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013,
ora 11:26