Serbia, fajtorja e madhe e luftës
Pëlqej
Serbia i ka të dhënat e sakta se ku janë varret masive ku janë varrosur shqiptarë gjatë Luftës së Kosovës dhe se nuk i deklaron ato.

Kështu është shprehur Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prenkë Gjetaj.

Serbia është çelësi kryesor. Ajo duhet t’i hapë arkivat, i ka informacionet nga njerëzit që kanë ushtruar veprime kriminale, ka evidenca, ka urdhëresa e dokumente”, tha Gjetaj për Tribuna.

Gjetaj ka shtuar se deri më tani as 30 % e trupave të shqiptarëve të vrarë në luftë nuk janë kthyer në Kosovë dhe se për këtë fajtor është shteti serb.

Ai ka nënvizuar se faktori ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion mbi Serbinë që të zbardhë krimet shtetërore të saj gjatë luftës. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori