Serbia e vë drejtësinë në veri të Kosovës
Pëlqej
Serbia është shteti që vë drejtësinë në veri të Kosovës.

Edhe pse me marrëveshjen Kosovë - Serbi, nuk është kompentencë e shtetit serb të vendosë drejtësinë në veri, "de facto" kjo po ndodh.

Marrëveshja e 19 Prillit, pasoi një seri negociatash, në atë kohë, ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, në Bruksel të ndërmjetësuara nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, raporton Koha.net.

Marrëveshja tanimë ka ngecur dhe nuk po implementohet më në terren. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori