Serbia e prerë: S’ka dialog pa u zbardhur vrasja e Ivanoviçit
Pëlqej
Drejtori i i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq i është përgjigjur Avni Arifit, shef i negociatave me Serbinë, i cili tha se dialogu mes shtetin fqinj është i paalternativë dhe i pashmangshëm, megjithë pengesat që mund të dalin në rrugë.

Gjuriq ka thënë, se nuk do të ketë vazhdimin e dialogut në Bruksel derisa Serbia të marrë përgjigje për vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Tutje ai tha për RTS, se janë të angazhuar në këtë proces dhe informacionet që posedojnë deri më tani thonë se vrasësi nuk është serb.

“Çdo minutë jemi duke pranuar informacione të reja, andaj po bindemi nga çasti në çast se vrasësi nuk është nga vendi ynë dhe sigurisht nuk është as ndonjë serb nga Kosova. Nuk po i lusim, por kërkojmë nga organet e sigurisë në Kosovë t’i gjejnë autorët dhe t’i vënë para drejtësisë”, ka thënë mes tjerash Gjuriq.

Kujtojmë, se sot (e martë) në Bruksel është dashur të fillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo ai është anuluar pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në veri të Mitrovicës.

Oliver Ivanoviqi është vrarë sot rreth orës 8:15 para selisë së partisë të cilën ai e drejtonte. Deri më tani nuk ka informacione rreth dorasit, mirëpo institucionet e vendit janë duke e hetuar rastin. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori