Serbia e mban "peng" Kosoven me Kushtetute te saj
Pëlqej
Analisti Azem Vllasi mendon se ideja e palës kosovare, që të nënshkruhet "Traktat Paqeje" me Serbinë, është e vështirë të arrihet.

Sipas Vllasit, "Traktati i Paqes" me shtetin serb arrihet vetëm nëse mbi Serbinë mbi një presion i madh ndërkombëtar.

Ai shton se Serbia në fakt nuk ka ndërmend të nënshkruajë kurrfarë "Traktati Paqeje", derisa akoma sot e kësaj dite vazhdon ta quajë në Kushtetutë të saj, Kosovën pjesë të shtetit të Serbisë.

“Një “Traktat i Paqes” në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të konsiderohet i përfunduar atëherë kur Serbia të dakordohet që edhe formalisht ta pranojë Kosovën si shtet dhe kur të deponon në fund të bisedave një deklaratë formale se do ta ndryshon Kushtetutën e vet, ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë, sikurse krahina e Vojvodinës.”, ka argumentuar Vllasi.

Azem Vllasi mendon se deklaratat e zyrtarëve të lartë të Prishtinës, se do të ketë "Traktat Paqeje" me Serbinë, janë fjalë boshe që nuk duhen besuar, për aq kohë sa Serbia e sanksionon akoma Kosovën si pjesë integrale të saj. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori