Prishtina dhe Beogradi vazhdojnë të diskutojnë procesin
zgjedhor në
Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe OSBE-së.
Grupet punuese do të vlerësojnë javën e fundit të fushatës zgjedhore, si dhe do të diskutojnë përmbushjen e detyrimeve të palëve.
Delegacioni i Republikës së Kosovës, kryesohet nga Qemajl Marmullakaj, koordinator i Grupit Punues të Zgjedhjeve, ndërsa në përbërje të delegacionit janë edhe Shukri
Sylejmani, kryetar i
Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Arjeta Rexhaj, këshilltare e zëvendëskryeministres Edita Tahiri, dhe Frymëzim Isufaj, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në
Bruksel. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2013,
ora 12:06