Qeveria e Serbisë ka mirëpritur njoftimin e Task-Forcës së BE-së për akt-akuzën lidhur me pretendimet se eprorë të UÇK-së mund të kenë bërë krime lufte.
Drejtori i të ashtëquajturës Zyrë e qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriç tha se megjithatë këto janë vetëm akuzat dhe se
kryesit e veprave kriminale duhet të dënohen.
“Ne mund të jemi të lumtur vetëm atëherë kur
kryesit e
krimeve të japin përgjegjësi për drejtësisë", tha Gjuriç.
Ai shtoi se
Serbia mirëpret çdo aktivitet që çon në zbardhjen e
krimeve makabre të cilat, sipas Uilliamsonit i kanë kryer zyrtarët e lartë të UÇK-së. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2014,
ora 11:00