Serbia e di që nuk "pi ujë" kjo letër kundër Kosovës
Pëlqej
Serbia ka paralajmëruar se është duke e përgatitur një letër të cilën do t’ia dërgoj 22 vendeve të BE-së nga të cilat do të kërkoj të rishikojnë njohjen e Kosovës.

Mirëpo pavarësisht kësaj, zyrtarët serb thonë se nuk besojnë që ndërkombëtarët do të pranojnë këtë “gabim”. Drejtori i qendrës për politikë të jashtme, Alexandra Joksimovic ka thënë se nuk prêt ndonjë deklaratë pozitive nga Komisioni Evropian e që do të ishte në favor të serbëve, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Sipas saj, organizatat ndërkombëtare apo edhe shtetet kur vendosin të njohin një shtet, është shumë vështirë të kthehen prej fillimit në procese të tilla, veçanërisht në kontekstin ndërkombëtarë.

Ndërsa Nenad Popovic, president I SNP thotë se me njohjen e Kosovës është shkelur e drejta ndërkombëtare dhe ligjet. Sipas tij, zyrtarët në Bruksel duhet të deklarojnë nëse e drejta ndërkombëtare duhet të aplikohet për të gjithë njëjtë apo jo.


Shtuar më 05/10/2017, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori