Serbia, e bindur që Kosova nuk anëtarësohet në UNESCO
Serbia është shprehur e bindur se Kosova nuk do të antarësohet në UNESCO.

Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviç ka deklaruar se në Serbi nuk ka asnjë arsye për pesimizëm pasi sipas tij Prishtina zyrtare nuk do të mund t[i fitojë votat e nevojshme për anëtarësim.

"Ne jemi një anëtar dhe kemi 29 vende që nuk e kanë njohur Kosovën, por ne kemi edhe vende që nuk e kanë njohur Kosovën në përbërjen e Këshillit Ekzekutiv.

Por edhe nëse i marrin votat në këtë Këshill, vendimi do të shkojë në Konferencën e Përgjithshme ku duhen dy të tretat e votave, e që nuk do të jetë e lehtë", u shpreh Tanaskoviç. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 09:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori