Serbia duhet të njohë Kosovën nëse dëshiron të jetë pjesë e BE-së
Bernard Kushner
Ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kouchner, duke folur për veriun e Kosovës, ka thënë se pjesës veriore të Kosovës nuk i duhet autonomia substanciale.


“Ju jeni të pavarur dhe afër 100 shtete e kanë njohur pavarësinë dhe të tjerat do të vijnë. Autonomia substanciale nuk është e nevojshme dhe ishte e qartë kur unë kam ardhur. Në fakt autonomia substanciale ka domethënien e rrugës drejt pavarësisë. Por unë isha duke folur për pjesën veriore deri në Mitrovicë dhe mendoj se ka hapësirë për negociata për këtë pjesë të vendit, për autonomi substanciale, ashtu siç ka qenë që nga fillimi i krizës të përcaktuar nga komuniteti ndërkombëtar, pastaj nga plani Ahtisaari”, ka thënë ai.

Sa i përket integrimit të Kosovës në BE, Kouchner ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse ajo dëshiron të jetë pjesë e BE-së.

“Po, kjo është bërë, jo plotësisht si një deklaratë politike, sepse ka kushtëzime që vijnë nga Brukseli për çdo shtet sikur që ishte për Kroacinë dhe natyrisht paqja dhe kontributi paqësor për të biseduar me fqinjët e juaj janë pjesë e kushtëzimit. Nuk jam plotësisht në dijeni për deklaratat tjera, po mendoj se deklarata e zonjës Merkel në vizitën e saj atje ishte mjaft e qartë dhe deklarata ime në herën e fundit ishte mjaft e qartë”, ka thënë Kouchner. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2012, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori