Serbia duhet të heqë dorë nga strukturat paralele
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek në një intervistë për Radio Kosovën tha të premten se Serbia duhet t’i jap fund financimit të strukturave paralele në Kosovë.

"Ndarja nuk është një opsion. Secili që po merret me këtë çështje në BE, e ka të qartë dhe është 100 për qind i sigurt se kjo nuk është një zgjidhje apo një alternativë. Veçanërisht - baronesha Ashton ka bërë të qartë këtë se kjo është jashtë diskutimit. Pra, është një përcaktim i qartë se dialogu duhet të vazhdojë. Gjithashtu, duhet përcaktim i qartë nga Serbia se nuk do t’i financojë më strukturat paralele. Çdo ndihmë që do ta bëjë për komunitetin serb në Kosovë, duhet ta bëjë në mënyrë transparente. Pra, financimi i këtyre strukturave që shpesh janë të lidhura me krimin, nuk mund të vazhdojë. Sigurinë, rendin dhe ligjin, duhet ta bëjë KFOR-i, së bashku me EULEX-in dhe institucionet e vendit që duhet të përkujdesën për sigurinë e qytetarëve atje", u shpreh Lunacek. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2012, ora 19:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori