Serbia duhet detyruar të treegojë varrezat ilegale
Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj kërkon që bashkësia ndërkombëtare t`i bëjë presion dhe të detyrojë Serbinë të tregojë vendndodhjen e varrezave ilegale.

Në një intervistë për “Epokën e re” se qeveria e Kosovës me krijimin e komisionit qeveritar, i cili i organizon e koordinon aktivitetet me institucionet e tjera profesionale, ka bërë çka është e mundur për këtë çështje. Ai ka thënë se për Qeverinë e Kosovës çështja e të pagjeturve është një nga prioritet kryesore.


“Deri më tani zhvillohet një dialog me komitetin ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, por kërkohet që këtij dialogu t`i japë infuzion bashkësia evropiane, që ta detyrojë Serbinë të tregojë për vendndodhjen e varrezave klandestine apo ilegale”, ka thënë Gjetaj. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2013, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori