Serbia do mbajë zgjedhje edhe në Kosovë
“Kemi marrë premtimin e kryetares së Kuvendit të Serbisë, Djukic Dejanovic, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në të gjithë territorin e Serbisë, përfshi edhe Kosovën”, ka thënë kryetari ilegal i komunës së Zubin Potokut, Stevan Bozic, pas takimit me kryeparlamentarin e Serbisë.

I pyetur se si e komenton qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare se zgjedhjet e organizuara nga Serbia në Kosovë janë në kundërshtim edhe me Rezolutën 1244, Bozic ka thënë se kjo cështje nuk ëhstë e definuar mirë as në këtë dokument, raporton B92.

Në këtë takim, përveç kryetarit të Zubin Potokut, ka marrë pjesë edhe kryetarët tjerë jolegjitim të komunave të veriut të Kosovës, të populluara me shumicë serbe.
Shtuar më 06/03/2012, ora 22:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori