Serbia do i forcojë lidhjet me Rusinë
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, tha se vendi i tij do të forcojë edhe më tej lidhjet me aleaten historike, Rusinë, pas fitores së Vladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale.

Duke thënë se ‘lidhjet historike dhe shpirtërore” në mes të Beogradit dhe Moskës, Tadic tha se të dy shtetet duhet të zhvillojnë raporte ekonomike e tregtare në të ardhmen, në format më të mira të mundshme.

“Qëllim strategjik i Serbisë është që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por Beogradi dëshiron të ruajë dhe zhvillojë raportet ekonomike me Rusinë”, ka thënë Tadic në urimin për fitoren e Putinit në postin e presidentit të Rusisë, vend ku i cili është kundërshtar i ashpër e pavarësisë së Kosovës.
Shtuar më 06/03/2012, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori