Serbia ditë-natë vazhdon të luftojë kundër Kosovës
Pëlqej
Diplomacia serbe është duke e vazhduar ofensivën për të siguruar sa më shumë çnjohje të shtetit të Kosovës. Madje ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka thënë se shpresojnë se deri në fund të vitit numri i njohjeve të Kosovës të bjerë nën 100. Në anën tjetër, Kosovën nuk e ka njohur asnjë shtet i ri që nga shkurti i këtij viti.

Shteti i Serbisë po vazhdon lobimin për tërheqjen e njohjeve për shtetin e Kosovës.

Ndërsa, synimi i diplomacisë serbe tani është që të ketë sa më shumë shtete që deklarojnë se e tërheqin njohjen e mëvetësisë së Kosovës.

Madje, sipas kryediplomatit serb, Ivica Daçiç, pretendimet e Serbisë janë që deri në fund të vitit të bjerë nën 100 numri i shteteve që njohin Kosovën.

“Kjo është e rëndësishme nga pozicioni negociator, sepse në Prishtinë thonë: Çfarë kemi të negociojmë me ju kur na kanë njohur 116 shtete. Ata e kanë të fiksuar atë listë e që është një gënjeshtër e madhe, sepse disa shtete i kanë tërhequr njohjet”, deklaroi Daçiç, duke shtuar se do të ketë edhe ç'njohje të reja gjatë vitit. N

ë anën tjetër, në Kosovë vlerësojnë që shteti serb po mundohet të zhvlerësojë Pavarësinë e Kosovës, ndërsa kritikojnë edhe diplomacinë kosovare për mosangazhim të mjaftueshëm.


Shtuar më 12/10/2018, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori