Serbia diskriminon shqiptarët, politikanët të paaftë
Pëlqej
Serbia vazhdon të diskriminojë shqiptarët përmes një politike moderne shtetërore.

I pari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë, Belgzim Kamberi thotë se situata aktuale politike në Luginë të Preshevës është tejet e rëndë dhe ia faturon këtë gjë paaftësisë dhe papërgjkegjëshsmërisë së klasës politike shqiptare, transmeton RTK.

Sipas Kamberit, jo pak faj në diskriminimin e shqiptarëve në Luginë kanë edhe Prishtina me Tiranën, të cilat nuk kujdesen aq për shqiptarët në Serbi.

Ndërkaq, ai ka kritikuar klasën politike në Luginë se nuk ka mundur të jetësojë dot referendumin e zhvilluar në vitin 1992, ku shqiptarët vendosën me votë autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2014, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori