Serbia dështon në OKB
Këshilli i Sigurimit të OKB-së, të enjten në mbrëmje, ka zhvilluar një mbledje ku është debatuar për Kosovën. Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, , ka shtruar kërkesën për krijimin e një komisioni të posaçëm hetimor lidhur me pohimet e Dick Martyt për trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.

Jeremiç tha se EULEX-i duhet të veprojë me vendosmëri kur është fjala për ish-ministrin e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.
“Limaj ende injoron përpjekjet e EULEX-it për arrestimin e tij dhe vazhdon të jetë i lirë”, nënvizoi Jeremiç.

Ndërsa, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova është e përkushtuar për bashkëpunim rreth hetimit lidhur me akuzat për trafikimin e organeve njerëzore, si dhe se është e gatshme te gjejë mënyra të reja për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe se ky vend duhet të pajtohet me realitetin e ri për Kosovën shtet i pavarur.

“Kosova është një shtet i ri, i qëndrueshëm, dinamik, që ofron mundësi dhe shanse të barabarta për të gjithë shtetasit e vet”, ka thënë Hoxhaj. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2011, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori