Serbia dekoron gjeneralin Dikoviç, i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Shteti serb ka dekoruar gjeneralin Lubisha Dikoviç, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Ish-presidenti dhe lideri i Partisë Social-Demokrate të Serbisë Boris Tadiç ka kundërshtuar fort faktin se gjenerali serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Lubisha Dikoviç është dekoruar.

"Ju nuk mund t’i jepni një medalje në kohën e hetimeve. Nuk mundet që Dikoviq apo ndonjë personalitet tjetër shtetëror të thotë se mosbesimi ndaj tij është kërcënim për shtetin”, tha Tadiq për B92, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se pas akuzave të para të Fondit Humanitar për Drejtësi (FDH) në kurriz të Dikoviqit, iu është drejtuar Prokurorisë për Krime të Luftës, por se prokuroria nuk ka qenë gjendje që këtë aktakuzë t'ia dokumentojë./albeu.com/

Shtuar më 12/02/2015, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori