Serbia bën hapin e parë drejt njohjes së Kosovës
Bisedimet Prishtinë-Beograd në Bruksel paraqesin hapin e parë në rrugën e Serbisë drejt njohjes së Kosovës, vlerësoi sot e përditshmja ruse "Kommersant".

Gazeta, bën të ditur REL, shkruan se për fillimin e afrimit të Beogradit dhe Prishtinës ka kontribuar Bashkimi Evropian, i cili nuk e fsheh se pa aktivizimin e dialogut mes dy palëve , ato "nuk mund të ëndërrojnë për eurointegrimet".

Gazeta ruse shkruan se të dyja palët kanë vënë në krye negociatorë me përvojë. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2011, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori