E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Serbia arreston mikun e të akuzuarit për terrorizëm, Slobodan Gavriq
Në kuadër të hetimeve në lidhje me konfiskimin e 13 kilogramëve eksploziv në Prishtinë është arrestuar sot në Beograd 42 vjeçari Zheljko Todoroviq.

Gazeta servbe Blic njofton se Todoroviq është ndaluar në kuadër të bashkëpunimit të Serbisë në zbardhjen e këtij rasti.

Todoroviq është miku më i mirë Gavriq, i cili u mor në pyetje nga pjesëtarë të Agjencisë Informative të Sigurisës së Serbisë.

"Todoroviqi fillimisht ka thirre një narko-diler nga Novi Pazari e pastaj vëllain e tij në Rozhajë. Të dyve ai ju tha se Gavriqi po shkon në Kosovë me 13 kilogramë eksplozivë. Ai u tha se Gavriqi synon të hedh në erë hotelin Grand, por Policia e Kosovës dyshon se donte të sulmonte Katedralen. Todoroviqi të dy trafikantëve u tha se informatën ia dha personi i quajtur Bugari", thotë bashkëbiseduesi i Blicit.

Dyshohet se Bugari është anëtar i shërbimit sekret bullgar.

Siças gazetës Blic, Gavriqi me eksplozivin e njëjtë ka shkuar dy herë në Kosovë, ku në Grand ka pritur blerësin që ia ka gjetur Todoroviqi. Të dy herët blerësi nuk u lajmërua e Gavriqi me eksploziv u kthye në Serbi ndërsa herën e tretë Todoroviqi vendosi ta paraqes.

Arrestimi i Todoroviq erdhi pasi u zbuluan bisedat e tij me dilerët. Gjatë marrjes në pyetje ka thënë se nuk e di ku e ka marrë Gavriqi eksplozivin, ndërsa shton në këtë punë Gavriqi është futur pasi kishte shumë borxhe. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 21:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori