Serbia arreston dy shqiptarë në brezin kufitar
Policia serbe ka arrestuar dy persona në fshatin Llaush të Podujevës, saktësisht në brezin kufitar Kosovë-Serbi.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Informacioni i pranuar nga Policia e Kosovës ka të bëjë fillimisht me arrestimin e një personi, e më pastaj edhe arrestimin e personit të dytë (m/sh/k) nga autoritet policore serbe. Sipas informacioneve të deritanishme personave të arrestuar iu janë konfiskuar edhe mjetet/traktorët e tyre”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu sipas tij Policia e Kosovës është duke e trajtuar këtë rast përmes kanaleve zyrtare.
Shtuar më 01/02/2018, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori