Serbia akuzohet se nuk po dënon "kriminelët e luftës" të rangjeve të larta
Pëlqej
Kryesuesja e departamentit të OSBE-së për sundimin e ligjit dhe për të Drejtat e Njeriut Romana Schweinger dhe Yolanda Jose nga delegacioni serb në BE e kanë akuzuar Serbinë se nuk po ndjek penalisht zyrtarët e lartë që dyshohen për krime lufte.

Mirëpo, ndaj një akuze të tillë është kundërpërgjigjur kryeprokurori serb që merret me krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç.

Ai u shpreh se nuk janë aspak të vërteta pohimet se "Serbia nuk po ndjek penalisht personat që mbajnë poste të larta që dyshohen për krime lufte"

Vukçeviç tha se thjesht kjo nuk është një detyrë e Serbisë, por e Tribunalit të Hagës.

“Tribunali i Hagës ka ndjekur penalisht zyrtarët e lartë dhe ata të mesëm kurse ne kemi kompetencë për të dyshuarit me rangje të ulëta, prandaj kemi bërë çfarë kemi pasur mundësi,” tha Vukçeviç, transmeton BIRN.

Prokurori serb për krimet e luftës nguli këmbë se Serbia "për aq sa ka kompentenca e ka çuar detyrën deri në fund". /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori