Mbrëmë rreth orës 23.00,
serbi 36-vjeçar me inicialet M.M është vrarë me thikë nga një tjetër person i etnisë serbe.
Ngjarja ka
ndodhur në një kafene të fshatit Zherovnicë të Komunës së Zveqanit.
Dyshimet e para janë se vrasësi është 54-vjeçari D.M.
Po ashtu, dyshohet se viktima dhe vrasësi kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.
Akoma nuk ka burime zyrtare për arsyet përse ka
ndodhur ngjarja e rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014,
ora 10:44