Serbi: U kënaqa me Thaçin, i dhashë raki dhe i fola për Skënderajn
Shtëpia dhe lokali i Goran Drazheviqit, në fshatin Banjë të Zubin Potokut, u sulmua me armë zjarri një ditë pasi atij i shkoi në konak presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Drazheviq, thotë se sulmi ka ndodhur kur ai dhe familja e tij po flinin në shtëpinë ku ai ka improvizuar edhe një restorant.

Ndërkaq, ai flet mirë për vizitën që ia bëri presidenti Thaçi. Drazheviq thotë se Thaçit i shërbeu kafe dhe raki.

“E kam takuar dhe kam folur me të [me presidentin Thaçi, v.j]. Ai më tha nëse bën me pi kafe, e unë ia qita kafenë edhe i kam shërbu edhe me nga një raki. Edhe unë ia bëjsha ‘hajde more Hashim, hajde se unë të kam zemlak’, sepse unë jam i Shipolit, aty afër kur të nisesh për Skenderaj. Kemi qesh e kemi bërë llaf”, rrëfen Drazheviq,raporton insajderi.

Sulmin ndaj shtëpisë së Drazheviqit e ka konfirmuar sot edhe Policia e Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Kosovës, Besim Hoti, e ka bërë të ditur sot lajmin.

Ai ka thënë se rasti është hapur në mëngjes dhe policia ka dalë sot gjatë ditës në vendin e ngjarjes dhe po punon në gjetjen e të dyshuarve.


Shtuar më 01/10/2018, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori