Serbi, prifti i dehur përfundon në makinë me një arkivol (FOTO LAJM)
Fotografia e një popi që fle në një rimorkio të traktorit pranë arkivolit të kufomës, e cila po dërgohej te varrezat, ka nxitur reagim të ashpër në rrjete sociale, raportojnë mediet serbe.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drugovac të Smederevës, dhe fotografia është bërë më 11 mars në varrimin e një fshatari, transmeton GazetaMetro.net.

Popi serb duket se ka pirë aq shumë, sa që të pikëlluarit nuk kishin zgjidhje tjetër përpos ta vendosin përskaj kufomës.

Popi kishte pirë aq shumë sa që e lëshuan këmbët rrugës për te varri, andaj u desh që ta hipnin në rimorkio. Gjatë rrugës popi e humbi qiririn, megjithatë u përpoq të mbante ceremoninë, duke iu bashkuar kufomës. Pas varrimit në shtëpi e kthyen me një mini-bus”, ka thënë Darko P., që e publikoi fotografinë në Facebook.

Popi Nenad shërben në këtë fshat tash e 5 vjet, dhe është dërguar këtu si formë dënimi nga kisha.

Prej kur ai shërben aty, përpos kësaj ngjarje thuhet të kenë ndodhur situata të papara. Atë për shkak se ishte i pirë dhe sillej në mënyrë të pahijshme e kanë nxjerrë jashtë shtëpisë gjatë një martese, e kishte raste kur e kanë përzënë edhe nga ceremonia e varrimit.

Besoni njerëzit kanë filluar të shkojnë në fshatra tjera për të pagëzuar fëmijët dhe për t'u martuar, thonë banorët.


Shtuar më 15/03/2018, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori