Serbi me traktor i merr në qafë dy shokët e tij
Pëlqej
Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se një person i komunitetin serb është vetë-aksidentuar me traktor. Mësohet se nga ky aksident janë lënduar 3 persona, shkruan albeu.com.

"Fshati Bushincë, Novobërdë 12.10.2017-09:00. I dyshuari mashkull K/Serb derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet nga pakujdesia ka dalë nga rruga dhe për pasojë lëndime kanë pësuar vetë drejtuesi dhe dy pasagjerë meshkuj K/Serbë, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa njëri nga pasagjerët është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori." thuhet në raportin e policisë./albeu.com/
Shtuar më 13/10/2017, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori