Serbi i Bosnjës akuzohet për masakrën në Srebrenicë
Prokurorët e Bosnjë Hercegovinës kanë akuzuar sot ish anëtarin e njësisë speciale serbe të Bosnjës, Bozhidar Kuvela, për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë rreth 8 mijë burra e djem myslimanë.

Zyra e Prokurorisë së Bosnjës ka njoftuar se Kuvela është akuzuar se ka marrë pjesë në vrasjen e më tepër së një mijë myslimanëve, që ishin arrestuar, pasi forcat serbe e kishin marrë kontrollin ndaj Srebrenicës, në korrik të vitit 1995.

Kuvela ishte arrestuar në janar të këtij viti. Gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-95, ai ishte anëtar i njësisë speciale policore të serbëve të Bosnjës, e njohur me emrin “Jahorina”
Shtuar më 04/03/2011, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori