Ishte ndër konkurrentet më të forta në “Dance Albania”, Arta Nitaj thyen heshtjen, ka dy fjalë për Verën dhe Alketën

“Dance Albania”, prej disa javësh tashmë ka filluar transmetimin e tij. Spektakli i kërcimit ka mbledhur në kastin e tij personazhet më të njohur të showbiz-it shqiptar.

Një ndër konkurrentet e emisionit ishte edhe Arta Nitaj, e cila u eleminua natën e pestë të programit. Largimi i saj solli reagime të shumta në rrjet, duke u konsideruar si i parakohshëm.

Teksa të gjithë dhanë komentin e tyre në lidhje me eliminimin e saj, së fundmi ka qenë Arta e cila ka thënë fjalën e saj në një intervistë për “Prive”.

“Unë nuk jam zhgënjyer për votat e jurisë që mora natën e 5-të, se ndoshta nuk ka qenë performanca ime më e mirë. Por, mund të them se ndoshta edhe nuk kam pasur fat, se ne jemi mësuar me ia lënë fatit keq. Se ka pasur aty që katër javë përpara, konkurrentë që nuk janë paraqitur mirë, dy hapa nuk kanë ditur me i bërë në skenë, por iu është dhënë një mundësi për javën tjetër. Mua nuk më është dhënë asnjë shanc i dytë. E ky ka qenë zhgënjimi im nga emisioni. Nuk jam dëshpëruar as nga juria as nga produksioni. Nuk ka pasur mundësi me folur as me produksionin as me askënd për largimin tim,”- u shpreh ndër të tjera Nitaj.

Ndonëse edhe vetë modelja e pranoi se është zhgënjyer pse ishte ajo e dyta në program që u eleminua, duket se për Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun, Arta ruan akoma një respekt të madh.

“Sa i përket Verës dhe Alketës unë gëzoj një respekt shumë të madh. Punë që ato e bëjnë është shumë ndryshe nga ajo që unë kam parë në televizionet e tjera. Mund të them se Vera për “Klan-in” është si Mbretëresha për Anglinë. Është grua e fuqishme që nuk lodhet kurrë. Edhe ti kur lodhesh dhe do të thuash jo të kujtohet Vera që nuk ndalet duke punuar. Vjen dhe rrinë gjithë ditën duke u marrë me ne. Të lënë shije të mirë për t’i parë duke punuar kaq shumë. Për sa i përket presionit nuk ka pasur presion, por edhe për sa i përket pritshmërive si emision nuk është gjithmonë si ti mendon, gjithmonë del diçka më ndryshe.”