Bashkëpunim me Berishën për të mundur Ramën? Rrëfehet Alibeaj

Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Enkelejd Alibaj, ka treguar prioritetet e grupit të tij në PD, për sezonin e vjeshtës.

Sipas Alibeajt 4 prioritetet kyçe të kësaj platforme ishin: Reforma Antikorrupsion; Kërkesa për ne GJK për bordin e naftës; Paketa ekonomike-energjitike; Lista e 4 aferave.

Gjatë fjalës së tij në konferencë, ai u pyet nëse do të ketë tentativa për të komunikuar me pjesën tjetër që drejtohet nga Sali Berisha.

Alibeaj u përgjigj duke u shprehur i bindur se këto prioritete të shpalosura sot i bëjnë bashkë demokratët.

Ai shton se çoroditja e opozitës, siç e quan ai përçarjen në selinë blu, i ka shërbyer Edi Ramës dhe se për prioritetet e propozuara sot nuk duhet të ketë ndasi mes tyre.

“Ajo se çfarë u deklaruar këtu ishin prioritete parlamentare të veprimtarisë së grupit të PD. Nuk dua të ngelem pas me të shkuarën. Çoroditja e opozitës ia ka bërë të lehtë Ramës të bëjë përshesh. Duhet të kalojmë në akte dhe veprime. Ato që na bëjnë bashkë besojmë ne janë këto prioritete.

Aksioni politik është ai që na bën bashkë. Këto janë çështje që do të konkretizohen. Aty secili do të mbajë qëndrimin e vet. Për ne që kemi rënë dakord për këtë çështje ajo që na bën bashkë janë këto çështje.  Kam përshtypjen se për këto çështje nuk ka asnjë dallim dhe ndasie mes nesh”, u shpreh ai./albeu.com/