Serbët sulmojnë gazetarët shqiptarë
Një grup gazetarësh të mediave kosovare dhe shqiptare janë vënë nën sulmin e një grupi serbësh mesditën e sotme, në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, ndërsa theksohet se nuk ka të lënduar në radhët e gazetarëve, pasi sulmi i grupeve kriminale serbe është parandaluar nga ndërhyrja e menjëhershme e policisë së Kosovës.


“Tre rrokaqiejt” është shndërruar në një zonë tensioni në veri, pasi mesnatën e 8 prillit një shqiptar humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me eksploziv në shtëpinë e tij. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2012, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori