Bashkësia serbe në Amerikë kanë bërë një peticion dhe e kanë
dërguar atë në Këshillin e shtetit të SHBA-ve, shkruan Telegraf.rs
Në
peticionin e
dërguar,
serbët kanë
dërguar edhe pesë kërkesa drejtuar presidentit Donald
Trump.
Në
peticionin e
dërguar serbët kanë gënjyer rreth gjendjes së serbëve në Kosovë, duke u munduar të shtrembërojnë realitetin.
Aty shkruhej se qytetarët serb dhe të krishterët po torturohen. Po ashtu në peticion në një mënyrë e kërcënuan presidentin Donald
Trump, duke ja përkujtuar që një milionë serb kanë të drejtë vote në SHBA.
Peticioni i tyre deri më tani po del të jetë një dështim, duke u nënshkruar vetëm nga dy persona.
Gënjeshtrat nga
serbët ishin të llojllojshme. Ata në
peticionin e
dërguar pretendojnë që 40.000 serbë janë dëbuar me dhunë, se varrezat serbe po sulmohen.
Po ashtu me paturpësi shkruanin se pjesa më e madhe e organizatës terroriste ISIS janë shqiptarët. Ndër të tjera thanë se shumica e krimeve të mëdha të kryera në Evropë dhe SHBA janë kryer nga shqiptarët.
Kërkesat e tyre ndaj presidentit
Trump ishin:
-Të tërhiqet menjëherë Ushtria për Kosovën.
-Të lëshohet një rezolutë që dënon persekutimin krishterëve, serbëve, hebrenjve, romëve dhe pakicave tjera nga regjimi brutal i Hashim Thaçit.
-Të ofroj mbështetje për pakicat e përjashtuara në rajon.
-Tërheqja e të gjithëve përfaqësuesve amerikan nga Kosova.
-Të mbahet një seancë në Senat mbi ndikimin dhe destablizimin e politikës së jashtme të SHBA-ve në Serbi dhe në provincat tjera serbe,
Po ashtu Bashkësia serbe kërkoi që SHBA-të të ndalojnë mbështetjen për Kosovën ose Evropa është në rrezik lufte.
Shtuar më 20/12/2018,
ora 20:00