Kryeministri Edi Rama do të flasë sot për skandalin e publikimit të të dhënave personale dhe pagave të mijëra punonjësve në vend.
Rama ka njoftuar se të dalë në konferencë së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj.
“Ne oren 12:30 Kryeministri Edi Rama dhe Drejtoresha e Pergjitshme e AKSHI, Mirlinda Karcanaj konference per shtyp ne Kryeministri”, njofton kryeministria.
Kujtojmë se lista e pagave të 630 mijë punonjëve u publikua dje dhe po qarkullon kudo./albeu.com