Serbët sërish dalin në protesta
Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, ka paralajmëruar organizimin e një proteste të martën, në veri të Kosovës, nëse nuk do të hiqet taksa prej 100% për mallrat serbe.

Afaristët serbë të veriutKosovës kanë siguruar qytetarët e veriut se nuk do të ndihet fare mungesë e artikujve ushqimorë nëpër dyqane në veri, pasi artikuj ushqimorë ka në sasi të mjaftueshme.

Afaristët e veriutKosovës kanë njoftuar, pas vendimit të fundit të Prishtinës për vendosjen e taksës 100 për qind në mallrat serbe, se nuk do të ketë as ngritje të çmimeve. Ata kanë apeluar te qytetarët që të mos grumbullojnë mallra dhe të mos krijojnë stoqe të mallrave nëpër shtëpi, pasi ka mallra në sasi të mjaftueshme.

Radosh Petroviq, përfaqësuesi i afaristëve serbë të veriutKosovës, ka thënë në mbledhjen e afaristëve të veriutKosovës, të shtunën, se në veçanti janë të fokusuar te afaristët dhe te pronarët e dyqaneve të artikujve ushqimorë, sepse nga ata kërkohet që t’i furnizojnë dyqanet me mallra ushqimore.


Shtuar më 26/11/2018, ora 08:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori