Serbët s'e dorëzojnë listën nëse fletëvotimet nuk janë neutrale
Serbët do të dorëzojnë listën unike për zgjedhjet e ardhshme lokale, por pasi të binden se fletëvotimet janë neutrale sa i takon statusit.

Kjo është deklarata e sotme e ministrit pa portofol në Qeverinë e Serbisë Aleksandër Vulin, i cili ka theksuar se Serbia është shtet serioz, citon koha ditore, RTS-në

“Që nga ai moment ne jemi të gatshëm të përfundojmë çdo gjë. Serbia është shtet serioz”, citon RTS të ketë deklaruar Vulin në emisionin e sotshëm të mëngjesit.

Sipas tij përfaqësuesit e komunave të pjesës veriore të Kosovës “janë marrë vesh kollaj rreth daljes në zgjedhje” dhe se pret dalje masive të qytetarëve në to. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori