Serbët rrisin barrikadat
Serbët e rebeluar në veri të Kosovës kanë ngritur nivelin e barrikadës, duke bërë të pamundur kalimin. Pasditen e së shtunës një grup serbësh kanë ardhur me një buldozer deri te barrikada e vendosur në cepin verior të urës mbi lumen Ibër të Mitrovicë, dhe kanë ngritur nivelin e kësaj barrikade me zhavorr.

I gjithë aksioni ka zgjatur vetëm pesë minuta dhe serbët janë larguar, ndërkohë që e tërë situata është përcjellë nga ana e KFOR-it.

Ndërkaq, KFOR-i ka hapur të shtunën në ora 10.00 pikën kufitare në Jarinje për qarkullim të automjeteve, por një gjë e tillë është e pamundur të bëhet për shkak të barrikadave që kanë ngritur serbët e rebeluar në rrugën që çon drejt kësaj pike kufitare.
Në përgjithësi, situata në veri vazhdon të jetë e qetë, por e tensionuar. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2011, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori