Serbët protesta e bojkot kundër EULEX-it
Pëlqej
Serbët në veri të Kosovës duket se nuk po e kapërdijnë faktin se liderë lokalë serbë po ndiqen penalisht nga EULEX-i, shumica me akuza për krime lufte.

Njëlloj sikurse dikur ndiqte zyrtarët e lartë serbë UNMIK-u, tashmë i ndjek EULEX-i dhe serbët ngjan se "nuk mund të pajtohen dot" me të dyja situatat.

Së fundmi EULEX-i ka lëshuar urdhër për arrestim ndaj kryetarit aktual të komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviç dhe ish-kryetarit, Slavisa Ristiç.

Të dy zyrtarët serbë nuk kanë pranuar të vetëdorëzohen dhe të intervistohen nga ana e prokurorit të çështjes i cili nuk është vendor.

Kjo ka bërë që serbët "të ziejnë" në protesta dhe të reagojnë, duke thënë se EULEX-i po iu bën "padrejtësi" atyre.

Madje, Oliver Ivanoviçi, që akuzohet për krime ndaj shqiptarëve dhe është në paraburgim ka thënë se 'arrestimi i tij dhe të tjerëve liderë të serbëve, bëhet për të vënë barazi mes shqiptarëve dhe serbëve të akuzuar për krime lufte". /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori