Hyri nga tarraca për të vjedhur, por u zbulua nga fqinji! Prangoset “skifteri” shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve italiane pasi u kap duke grabitur në një apartament në via Dodecaneso.

Sipas burimeve nga mediat italiane, ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur pronarët e banesës nuk kanë qenë në shtëpi.

Gjithashtu mësohet se 30-vjeçari shqiptar është ngjitur nga tarraca, ka hapur dritaret dhe ka hyrë në shtëpi.

Por e gjithë kjo skenë është parë nga një fqinj i cili më pas ka lajmëruar policinë. Në momentin e mbërritjes së autoriteteve shqiptari është hedhur nga tarraca për t’i shpëtuar kapjes nga policia, por pa mundur t’u largohet shumë karabinierëve.

Ai u arrestua një tjetër zonë e quajtur via Lagusetena. Sakaq mësohet se i riu shqiptar ishte i arrestuar edhe për të tjera grabitje.