Serbët pretendojnë se u takuan me Trump dhe ka pranuar ndryshimin e kufijve
Pëlqej
Sipas shkrimit të mediave serbe, presidenti amerikan Donald Trump, gjatë bisedës së shkurtër me kryeministren serbe Ana Brnabiç, ka thënë se serbët janë popull i mirë.
Në të vërtetë, Brnabiç e ka falënderuar presidentin amerikan për ndryshimin e qëndrimit të administratës së re të Uashingtonit ndaj Serbisë dhe mirëkuptimin për qëndrimin e Serbisë rreth çështjes së Kosovës, ndërsa ai në këtë, sipas mediave serbe, është përgjigjur se serbët janë popull i mirë.

Brnabiç ka marrë pjesë në takimin tradicional të cilin presidenti amerikan e mban në prag të debatit të përgjithshëm në selinë e OKB-s, ndërsa të enjten do t’u drejtohet vendeve anëtare.

Siç shkruan gazeta serbe “Novosti”, Amerika është e gatshme që çështjen e Kosovës ta ‘rishikoj’ dhe nëse Prishtina dhe Beogradi arrijnë marrëveshje, ata do ta pranojnë.

Gazeta tjetër serbe ‘Blic’, shkruan se Trump edhe personalisht ka konfirmuar ndryshimin e politikës amerikane rreth çështjes së Kosovës dhe relaksimin e raporteve ndaj Serbisë.


Shtuar më 26/09/2018, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori