Serbët po përgjysmohen?!
Pëlqej
Serbia po përballet me një problem të mprehtë, që ka të bëjë me plakjen e popullsisë, për shkak se është ulur tej mase lindshmëria.

Kjo rrezikon edhe përgjysmimin e serbëve.

Shteti serb është dhe më i plakuri sot për sot në të gjithë Evropën.

Sheshi më i vjetër i Beogradit ‘Mbreti Mihajllo’ është i vetmi vend ndoshta në rajon ku mund të shihni një plakë mbi 70 vjeçe duke shitur akullore, apo të tjerë duke shitur piktura, duke bërë muzikë në rrugë për ta nxjerrë bukën e gojës, raporton RTK.

Statistikat e fundit janë "të frikshme", pasi në 150 vendbanime të Serbisë nuk ka lindur as edhe një fëmijë.

Mosha mesatare e serbëve është 45 vjeç dhe një e treta e popullsisë është mbi 60 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori