Serbët po përdorin edhe fëmijët për të nxitur urrejtje ndaj shqiptarëve
Mediat serbe tashmë janë duke hulumtuar edhe rrjetet sociale prej nga “nxjerrin” lajme edhe tema, këtë e kanë bërë me fotot e disa shqiptarëve që punojnë në furrat e bukës në Serbi, disa u ndoqën edhe kërcënuan nga serbët lokal, ndërsa vetëm janë etiketuar.

Sot “Kurir” ka publikuar një informate për krijimin e hartës së Shqipërisë së Madhe nga nxënës shqiptar në një profil në rrjetet sociale.

Në këtë informatë thuhet se në rrjetet sociale është paraqitur një xhirim në të cilin shihen nxënës shqiptarë që bashkojnë pjesë të hartave, duke krijuar performansën e Shqipërisë së Madhe.

Në fillim të xhirimit shihet një djalosh që mban një karton në të cilën është gdhendur harta e Shqipërisë, më pas po ashtu të skalitur pjesë të Greqisë, i bashkohet pjesa perëndimore e Maqedonisë, Kosova, pjesa lindore e Malit të zi dhe në fund pjesa jugore e Serbisë.

Në këtë mënyrë shkruan gazeta ata kanë krijuar hartën e Shqipërisë së Madhe, për të cilën shqiptarët ëndërrojnë tash e një shekull, transmeton “Kurir”.
Shtuar më 01/05/2019, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori