Serbët përkujtojnë Betejën e Kosovës
Serbë të Kosovës, por edhe të ardhur nga Serbia, po mblidhen në Gazimestan për të përkujtuar Vidovdanin, ose atë që njihet ndryshe si "Beteja e Kosovës".

Shtatë autobusë, tre kombibusë dhe dhjetëra automjete private janë nisur rreth orës 07:00 të mëngjesit edhe nga fshati Rudar i Zveçanit. Ata janë shoqëruar nga njësitë speciale të policisë së Kosovës të stacioneve veri dhe jug.

Në orën 08:00 është mbajtur liturgjia në Graçanicë, ndërsa rreth orës 12:00 pritet të fillojë edhe ceremonia e përvitshme në Gazimestan.

Beteja e Fushë-Kosovës është zhvilluar në vitin 1389 mes një koalicioni të përbashkët ballkanas të përbërë nga rumunë, shqiptarë e serbë kundër Perandorisë Osmane. Beteja përfundoi me fitoren e Perandorisë Osmane dhe i hapi rrugë pushtimeve të reja të Sulltan Bajazitit I.

Serbët e përkujtojnë çdo vit këtë betejë më 28 qershor me ceremoni që zhvillohen në Gazimestan dhe Graçanicë. Pikërisht në një ceremoni të tillë përkujtimore, më 28 qershor të 1989 Sllobodan Millosheviq do të mbante fjalimin e tij plot urretje ndaj popujve të tjerë të ish-Jugosllavisë, një fjalim i cilësuar si paralajmërimi që solli luftërat e njëpasnjëshme në Ballkan dhe shembjen e ish-Jugosllavisë. /albeu.com/

Shtuar më 28/06/2015, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori