Serbët përdorin rrugët jolegale
Serbët e veriut të Kosovës vazhdojnë t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, të cilat e lidhin këtë pjesë të vendit me Republikën e Serbisë, pavarësisht se ato cilësohen si vendkalime ilegale.

Kjo gjë është pohuar edhe nga politikan serb Marko Jakshiq i cili thotë për Radion Evropa e Lirë se shfrytëzimi i rrugëve alternative dhe jo vendkalimet kufitare legale 1 dhe 31 nga serbët bëhet si reflektim i refuzimit të tyre për ta njohur shtetin e Kosovës.

Vendkalimet alternative ekzistojnë dhe ato shfrytëzohen në masë të plotë ose shumica e njerëzve, të cilët jetojnë në veri. Mendoj se nuk është me rëndësi për çfarëdo qoftë transporti i mallit. Këtu është një çështje tjetër e rëndësishme. Nëse serbët i shfrytëzojnë tash vendkalimet kufitare, ata në esencë e pranojnë edhe një shtet shqiptar në Ballkan”, thotë Jakshiq. /albeu.com/

Shtuar më 14/04/2012, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori