Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e
Kosovës,
Daut Haradinaj, ka thënë në fillim të këtij muaji se nëse vëllai i tij ekstradohet në Serbi, atëhere mes
Serbëve dhe
Kosovës do të nisë lufta.
Kanë qenë këto fjalë që një organizatë jo qeveritare serbe i ka shfrytëzuar duke e paditur
Haradinajn për nxitje urrejtjeje ndaj
serbëve në Kosovë.
"Kjo deklaratë shkaktoi jo vetëm shumë ankth dhe frikë në të gjithë komunitetin serb, por kreu gjithashtu veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, etnike, racore, fetare, intolerancës ose siklet", thuhet në padinë e planifikuar. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017,
ora 12:51