Serbët nxjerrin në shitje domainin Kosovo.com
Pëlqej
Domaini Kosovo.com është nxjerrë në shitje për vlerën 150 mijë euro.

Ky domain deri më tashmë ka qenë mjaft problematik, për shkak se në të ka patur vetëm informacione që propagandonin tema dhe "fakte" antishqiptare.

Faqja është nxjerrë në “dyqanin” online të shitjes së domaineve, SEDO, transmeton Express.

Ky domain, që për fat të keq nga emri shumëkush mund ta ketë marrë si faqen zyrtare të shtetit të Kosovës ka patur vetëm informacione antishqiptare dhe paraqitje e Kosovës, sikur të jetë “djep i krishtërimit dhe zemra e Serbisë”.

Në të ka patur edhe informacione të tilla, që flasin gjoja për krime të shqiptarëve ndaj serbëve etj, të gjitha të hedhura nga serbë nacionalistë.

Sot, megjithëse domaini ka çmim të shtrenjtë mund të blihet nga çdo shqiptar. /albeu.com/



Shtuar më 12/09/2014, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori